Connect with us

Bota

Putin: Vazhdimisht bisedoj me Vuçiqin

Published

on

Rusia do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Serbinë, tha presidenti rus Vladimir Putin në ceremoninë e dorëzimit të marrëveshjeve për ambasadorët e vendeve të huaja, shkruan “Novasti”.

“Rusia dhe Serbia janë të lidhura me një partneritet strategjik. Duke u mbështetur në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të popujve tanë vëllazërorë. Unë bisedoj rregullisht me presidentin Vuçiq, gjatë takimeve personale dhe bisedave telefonike, për çështjet kyçe të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”, tha lideri rus.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e miqve tanë serbë për të zbatuar një politikë të ekuilibruar, të pavarur në arenën ndërkombëtare”, tha presidenti rus.

“Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në sferën ekonomike, shkencore-teknike dhe humanitare”

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori serb në Moskë, Momçilo Babiq.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media