Connect with us

Kosovë

Parku i Gërmisë plot mbeturina

Published

on

Parkun e Gërmisë gjatë fundjavës e vizitojnë një numër i madh i qytetarëve të Prishtinës, por edhe të komunave të tjera. Por ky park vazhdon të këtë telashe me mbeturina të shumta, sidomos në shtigje të saj, pasi shumë nga vizitorët nuk kujdesen për mirëmbajtje. Për hollësi ndjekim kronikën.

Nga jashtë duket i pastër, por brenda është i ndotur.

Parku i Gërmisë në Prishtinë, dita ditës po shndërrohet në një deponi mbeturinash. Aty shihen  mbeturina nga më të ndryshmet.

Florie Rexhaj e cila për 30 vite jeton në perëndim, kujton se si ishte dikur ky park.

“Unë mund te flasë me tepër për kohen e  fëmijërisë ku banoi këtu afër Gërmisë. Ka qenë shumë ma bukur. Shpresoi që populli jonë të kulturohet edhe më tepër me hedhje të mbeturinave sepse ka në çdo qosh”, thotë Rexhaj.

“Sa kam vejtur unë, nuk është shumë keq qysh flitet. Por,  varet edhe prej kulturës së njeriut. Edhe pse janë vendet ku duhet të hidhen mbeturinat, por kot është”, thotë Ismet Rexhaj.

Përveç mbeturinave, qytetarët thonë se parku i Gërmisë ka edhe nevoja tjera për pastrim.

“Mbeturina nuk ka aq por po i lënë të grumbulluara ka dy tre javë. Por ka drunj shumë. 2 mijë metra duhet me qenë. Askush nuk del me i pastrua”.

Kurse nga komuna e Prishtinës, as sot nuk kanë kthyer një përgjigje.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media