Connect with us

Lajme

Në planin e atentatit pas Kurtit dhe Halitit ishte edhe Ismet Haxha: Ja çka thotë ai

Published

on

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Haxha, emri i të cilit u përfol këtë të hënë si shënjestër e një atentati, ka thënë për Rtv Dukagjini, se Policia e Kosovës, e kishte njoftuar për planifikimin e vrasjes së tij në fund të vitit të kaluar.

Haxha, ka thënë se nuk i din arsyet e planifikimit për vrasjen e tij, dhe ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur mbrojtje të afërt por vetëm vëzhgime të shtuara të policisë.

Ai është shprehur se nuk ka informacione se kush e ka planifikuar vrasjen e tij.

“Informacionin për planifikimin e vrasjes e kam marrë në fund të viti të kaluar. Më ka informuar policia. Informata ka qenë se Njësia anti terrorizmit kanë informata se po përgaditet një atentat ndaj meje. Arsyen e kësaj nuk e di, unë kam qenë pjesëtar i luftës. -Nuk kam pas mbrojtje të afërt pork am pas vëzhgime të shtuara të policisë. Nuk di kush e ka planfikuar vrasjen, por informacioni ka qenë se ka qenë duke u planifikuar vrasja”, ka thënë Haxha.

Mediumi shqiptar A2neës, ka raportuar se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Ismet Haxha.

Sipas këtij mediumi, kjo është bërë e ditur nga një dokument i cili është bërë publik të hënën nga disa hakerë, të cilët dyshohet se këto dokumente i kanë marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media