Connect with us

Lajme

Ndërroi jetë mësuesi Nexhat Rushiti, pedagog shembullor nga Kumanova

Published

on

Në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi, Nexhat Rushiti nga Kumanova.

Prej më shumë dekadash, mësuesi Nexhat ka arsimuar dhe edukuar shumë gjenerata në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Ai njihet si mësues e pedagog shembullor, ndërsa shumë nxënës të tij kanë arritur majat e sukseseve në vend dhe jashtë.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale lajmin mortor, duke kujtuar mësimet e para që kanë marrë nga mësuesi Nexhat.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”.

Ekipi i gazetës LAJM i shpreh ngushëllime familjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media