Connect with us

Sport

Muriqi dhe Muslija në formacionin e javës të Ligës së Kombeve (FOTO)

Published

on

Lojtarët kosovarë, Vedat Muriqi dhe Florent Muslija, janë përfshirë në formacionin e javës të Ligës së Kombeve, pas paraqitjeve të tyre fantastike me kombëtaren e Kosovës.

Florent Muslija, i cili mbrëmë shënoi një supergol, duke hapur serinë e plotë pesë golave që Kosova ia shënoi Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri”, është vlerësuar me notën 8.7.

Ndërkohë, i preferuari i dytë nga Kosova në formacionin e javës të Ligës së Kombeve, Vedat Muriqi, është vlerësuar me notën 8.9, pasi mbrëmë shënoi dy golat e fundit, me klubin që përfundoi i dyti në grup, pas Greqisë.

Në formacionin e javës, Kosova dhe Danimarka janë të vetmet ekipe që kanë nga dy lojtarë në formacionin perfekt.

Më poshtë mund të shihni formacionin. /Klankosova.tv/

 

The post Muriqi dhe Muslija në formacionin e javës të Ligës së Kombeve (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media