Sport
Mbappe e Galtier shpërthejnë në të qeshura, pas propozimit që ta përdorin trenin (VIDEO)

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier bashkë me yllin e skuadrës, Kylian Mbappe, shpërthyen në të qeshura pas një pyetje të një gazetari francez.
Gazetari francez pyeti Galtier nëse PSG do të mund të udhëtonte me tren në vende më të afërta, duke ndihmuar kështu edhe në luftimin e ndryshimeve klimatike.
Pas kësaj pyetje, Galtier dhe Mbappe shikuan njëri-tjetrin dhe shpërthyen në të qeshura, teksa përgjigja e trajnerit ishte ironizuese.
“Ne po e shqyrtojmë përdorimin e jahteve për të lundëruar në rërë”, tha Galtier, shkruan Mondo, transmeton Klankosova.tv.
Së fundi, në Francë është ngritur një debat pas ndeshjes PSG – Nantes, ku parisienët përdorën aeroplanin për në Nantes, një qytet jo shumë larg Parisit.