Connect with us

Sport

Liverpool i paralajmëron tifozët: Mund të sulmoheni dhe vidheni në Napoli

Published

on

Sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona” do të luhet ndeshja kryesore e mbrëmjes së mërkure në Champions League.

Me këtë ekipi i ka paralajmëruar tifozët e vet që të kenë kujdes gjatë udhëtimit në këtë qytet italian.

Në njoftimin drejtuar fansave “The Reds” iu rekomandon atyre që të mos i veshin ngjyrat e klubit.

Ata paralajmërohen se mund të jenë cak i sulmeve dhe vjedhjeve.

“Ne ju rekomandojmë fuqishëm që të shmangni qendrën e qytetit. Nëse keni zgjedhur ta vizitoni, ju lutemi kini kujdes se mund të jeni në shënjestër për vjedhje, grabitje ose sulm ” – thuhet në njoftim.

Si duket ky njoftim erdhi pas përvojës së keqe në vitin 2019-të ku mes tifozërive të dyja klubeve pati incidente.

Por, ngjarja më tragjike mes tifozëve anglezë dhe atyre italianë ndodhi në stadiumin “Heysel” në vitin 1985, ku disa fansa të Liverpoolit e kishin rrëzuar një mur me ç’rast ishin mbytur 39 tifozë të Juventusit.

Ngjarja kishte ndodhur para finales së Kupës Evropiane.

Njoftmin e plotë mund ta gjeni KËTU

 

The post Liverpool i paralajmëron tifozët: Mund të sulmoheni dhe vidheni në Napoli appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media