Connect with us

Sport

LIVE: Fillon pjesa e dytë mes Slavia Praga e Ballkanit

Published

on

Slavia Praga dhe Ballkani sonte luajnë në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe të Conference League.

Të dy ekipet që ndodhen në grupin G kanë nga një pikë, njëjtë si dy klubet tjera në grup, Cluj dhe Sivasspor.

Në ndeshjen e parë, Ballkani barazoi me CFR Cluj në “Fadil Vokrri”, 1-1.

 45′ Fillon pjesa e dytë.

41′ Lukas Masopust shënon për Slavia Pragan, duke e çuar ekipin në epërsi për herë të parë në ndeshje.

34′ Peter Olayinka barazon rezultatin.

29′ GOOOOL Shënon Meriton Korenica. Ballkani deri më tani realizon dy gola si mysafir.

26′ David Jurasek barazon rezultatin.

23′ GOOOOOOL Ermal Krasniqi shënon gol.

20′ Pa gola pas 20 minutash, por me disa raste shënimi. Ndërkohë, pa gola është edhe ndeshja tjetër në grupin G, mes CFR Cluj dhe Sivasspor.

17′ Ballkani sërish rrezikon portën e kundërshtarit. Korenica provon me stilin gërshërë, por nuk arrin ta godet topin.

16′ Ermal Krasniqi provon me një goditje nga distanca. Topi fare pranë portës.

10′ Dhjetë minutat e para pa gola. Slavia Praga kryesisht po dominon në portën e Ballkanit.

4′ Transverzalja në portën e Ballkanit tundet nga një goditje me kokë. Ekipi kosovar shpëton për pak nga goli.

1′ Fillon ndeshja

Rreshtimi i dy ekipeve para ndeshjes

Disa tifozë të Ballkanit shpalosin flamurin Kuq e Zi

Jashanica para ndeshjes: Shpresojmë të bëjmë befasi

Qendërmbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, ka folur para ndeshjes, duke thënë se ekip[i është përgatitur maksimalisht.

“E dimë se ekipi kundërshtar është shumë i rrezikshëm, ndoshta më i forti në grup. Jemi përgatitur maksimalisht dhe shpresojmë të vazhdojmë me rezultate që i kemi pasur”, tha Jashanica.

Reprezentuesi kosovar tha se shpreson se sonte do ketë një befasi.

“Është ndjenjë shumë  emirë, i kemi treguar skuadrës se rastësisht nuk kemi ardhur këtu, kemi bërë një punë të madhe. Po shpresojmë të bëjmë befasi, jemi përgatitur, do të mundohemi të bëjmë lojën tonë që e bëjmë”, shtoi Jashanica.

Lojtarët  e ekipit kosovar duke u para-përgatitur në stadiumin “Eden Arena”

Lojtarët e Slavia Praga duke mbërritur në stadium

Ballkani publikon pamje nga zhveshtorja

Formacionet zyrtare

Slacia Praga:

Ballkani:

 

 

The post LIVE: Fillon pjesa e dytë mes Slavia Praga e Ballkanit appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media