Connect with us

Kosovë

Ligji i ri i pagave: Del informata se kaq do t’u rriten rrogat mësuesve

Published

on

Mësohet saktësisht sa do të jetë paga e mësimdhënësve në rast se kalon projekt-ligji për pagat

Paga e mësimdhënësve në shkollën fillore dhe të mesme të ulët do të jetë 672 euro, sipas koeficientit të pagave me projektligjin e ri.Koeficienti i kategorisë së mësimdhënësve, sipas projektligjit të hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, do të jetë 5.6.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Bislim Bislimi, ka konfirmuar nivelin e koeficientit të pagave të mësimdhënësve.

Ai ka thënë se pagat po rriten për rreth 200 euro më shumë.

“Po rriten me efekt afër 200 euro, sikurse nuk ka ndodhe asnjëherë tjetër më parë”, ka thënë ai, derisa ka kritikuar sjelljen e sindikatave.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media