Connect with us

Lajme

Largohet nga Shqipëria i gjithë stafi diplomatik i ambasadës së Iranit

Publikuar

Diplomatët e ambasadës së Iranit janë larguar nga godina në Tiranë, pas afatit prej 24 orësh që u vendos nga qeveria si pasojë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike. Mbi 70 persona punonin në këtë institucion. Pritet që nga aty të hiqen të gjitha simbolet e shtetit të Iranit.

Ndërkohë, një inspektim po kryhet nga agjentët e Antiterrorit, RENEA dhe njësia Antieksploziv.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas sulmit kibernetik, që u përball vendi ynë në Korrik, ka prova të pakundërshtueshme që qëndron Irani.

Në një videomesazh, ai u shpreh se Këshilli i Ministrave vendosi me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Iranit.

NA NDIQ NË FACEBOOK