Connect with us

Shëndetësi

Kurti i fton mjekët të kthehen në Kosovë

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Në këtë kongres po marrin pjesë edhe mjekët nga Kosova që punojnë në vendet e ndryshme të botës.

Ai i ftoi mjekët që të vijnë në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre, duke marrë shembull ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Kurti.

I pari i qeverisë i njoftoi të pranishmit edhe për formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi me vendim të qeverisë.

“Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi,” shtoi Kurti.

Në fund ai iu uroi pjesëmarrësve punime të mbara në këtë kongres, që do të mbahet nga 15 deri më 18 shtator, në Prishtinë.

Fjalimi i plotë i kryeministrit Kurti:

I nderuar ministër i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi,

Të nderuar zëvendësministra Gexha-Bunjaku dhe Berisha,

Të nderuar shkëlqesi ambasadorë,

Të nderuar profesionistë shëndetësorë,

Zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë të jem me ju për të përshëndetur Kongresin e Dytë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Asocimi i profesionistëve mjekësorë, në veçanti të atyre me shkallë akademike, siç është ky kolegj i kirurgëve, luan rol të rëndësishëm jo vetëm për sektorin. Rëndësia shtrihet në shumë sfera.

Shëndetësia është edhe praktikë e efikasitet në punën e përditshme, por edhe akademi e shkencë që na i edukon brezat e rinj të profesionistëve e akademikëve. Nesër këta edhe do të jenë në praktikë, edhe do të nxjerrin profesionistë të tjerë të rinj pastaj. E këtu ju kemi të dy këto sfera bashkë, sa i përket fushës së kirurgjisë.

Këtu jeni edhe profesionistë që veprimtarinë tuaj profesionale e ushtroni në vend, edhe të tillë që jeni nga mërgata, kirurgë nga shumë vende të botës që nuk e keni harruar Kosovën dhe jeni prezent sa herë u jepet rasti e keni mundësi: në konferencë, për familje, për punë, për pushim e për bashkëpunime.

Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Niveli akademik është shkenca e ndërgjegjja e secilit profesion. Praktika, në veçanti në kushtet e komercializimit të skajshëm të çdo gjëje, ndonjëherë, e nxjerrë profesionin fisnik të mjekut nga misioni humanitar e i lartësuar që ka.

Për këtë qëllim do të sigurohemi që të kemi sektor shëndetësor publik që është funksional, me ndarje të drejtë me atë privat, si dhe bashkëpunim e plotësim në mes këtyre të dyve.

Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi.

Te Dr. Rifat Latifi e keni edhe kolegun tuaj, por meqë unë jam koleg i tij, më keni edhe mua koleg tuajin. Kemi nevojë për dijen tuaj, për përvojën tuaj, për shkathtësitë tuaja, e kemi nevojë për kulturën tuaj të punës.

 Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj punime të mbara të kongresit.

Ju faleminderit.

The post Kurti i fton mjekët të kthehen në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri14 minutes ago

Nga konflikti për një vajzë te tentativa për vrasje në kalçeto, zbardhet ngjarja në Shkodër

Lajme2 hours ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri3 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme4 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni5 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri6 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme7 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion8 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni8 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri9 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni9 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme10 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

NA NDIQ NË FACEBOOK