Sport
Klopp e quan “përgjigje perfekte” fitoren e Liverpoolit ndaj Newcastle

Tajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e la quajtur “përgjigje perfekte” fitoren e mbrëmshme të Liverpoolit ndaj Newcastle, ku The Reds shënuan golin e fitores në minutën e 98-të të lojës.
“Në fund isha shumë i lumtur kur morëm aksionin e fundit dhe ajo që Mo Salah dhe Fabio bënë ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Ishte përgjigja perfekte ndaj asaj që kishte ndodhur”, tha Klopp.
“Më pëlqeu fitorja, por duhet të kishim luajtur më shumë futboll. Newcastle bëri shumë mirë me mënyrën se si na vunë nën presion”.
Klopp pretendoi se nuk kishte parë asgjë, kur gjësende u hodhën nga pankina e Newcastle në drejtim të stafit të Liverpoolit, kur po festonin për golin e dytë, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk e pashë, sinqerisht. U ktheva në anën tjetër për të festuar dhe kur u ktheva u befasova”.
The post Klopp e quan “përgjigje perfekte” fitoren e Liverpoolit ndaj Newcastle appeared first on Klan Kosova.






















