Kosovë
Kica – Xhelili: Në “Guxo” nuk pashë më vlerën e shtuar, s’e kuptoja vizionin

Doarsa Kica – Xhelili, ka folur sot për dorëheqjen e saj nga Lista “Guxo”.
Ajo tha se “Guxo”, sipas saj, nuk ishte platforma në të cilën ajo mund të shihte vlerën e shtuar, shkruan lajmi.net.
“Guxo më nuk ishte platforma që mund ta shihja vlerën e shtuar në kuptim të vizionit. Nuk e kuptoja cili është vizioni, derisa ne prezantonim se ishim Rugovistët e vërtetë”, tha ajo.
Ajo tha se në asnjë moment s’ka thënë se do t’i bashkohet VV-së, dhe këtë e ka shprehur edhe përmes veprimeve.
“Pyetja ime ka qenë, si diferencohemi nga LDK, dhe pse jo në LDK? Unë e mirëkuptoj edhe vrullin e reagimeve, mirëpo unë në asnjë momentum nuk e kam thënë se synoj t’i bashkohem Lëvizjes Vetëvendosjes. Mendoj që kjo është çështje e ideologjisë. Në fakt, njoftimin për tërheqjen time e kam bërë shumë përpara se të ndodhte kjo që ndodhi këto ditë. Peci dhe Gërvalla kanë qenë të njoftuar se s’do merrem me “Guxo” dy muaj para dorëheqjes, dorëheqjen e kam dhënë më 5 gusht”, tha ajo në Klan Kosova. /Lajmi.net/





















