Connect with us

Bota

Kandiç dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Beogradit, shkaku i deklaratave për gjenocid

Published

on

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, ka dorëzuar padi ndaj kryetarit të Beogradit, Aleksandër Sapiç, pasi ky i fundit në një deklaratë të tij e etiketoi atë si “person që akuzon popullin serb si gjenocidal”.

“Kam dorëzuar padi ndaj kryetarit të Beogradit i cili bëri pretendime të pavërteta se Natasha Kandiç është person që akuzon popullin serb si gjenocidal në të gjitha bazat dhe e cila insiston që Serbia të shpallet komb gjenocidal”, ka bërë të ditur Kandiç përmes një cicërime në Twitter.

Kryetari i Beogradit, Aleksandar Sapiç, ditë më parë ka deklaruar se “të gjithë ndaj të cilëve Natasha Kandiq dhe Fondi për të Drejtën Humanitare bëjnë kallëzim penal duhet të lavdërohen në popullin serb”.

Kështu ai iu përgjigj kritikave të koalicionit “Moramo” për zgjedhjen e themeluesit të kampit famëkeq Sushice, gjeneralin Svetozar Andriç për anëtar të Këshillit Bashkiak, transmetoi mediumi serb “Nova.rs”.

NA NDIQ NË FACEBOOK