Connect with us

Lajme

Jasharaj: S’ka lëvizje as pas takimit Flocky-Kurti, edhe pse kemi pritur shumë

Published

on

Kreu i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj sot në një konferencë si përcjellës i Susan Flocky, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, ka thënë se nuk ka ndërhyrë në takimin e saj me Albin Kurtin, por që rezultati mbetet i njëjtë, transmeton Periskopi.

‘’Është folur në gjuhën angleze dhe shumë gjëra nuk i kuptoj, por nga bisedat shihet se se as zonja Flocky duket se Qeveria nuk ka ndërruar qëndrimet e veta. Kam Thënë se. Kjo i ka thënë të gjitha cështjet. Ka qenë zë i fuqishëm sot i SBASHKut dhe ne sot s’kemi pasë nevojë të ndërhyjmë. Nuk ka asnjë lëvizje dhe kemi pritë shumë nga ky takim se Qeveria do të ëlvizte nga pozicioni’’, tha Jasharaj.

Flocky ka deklaruar se nuk është gjetur një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim, edhe pas takimi të sotëm që pati me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo, në një konferencë për media, ka theksuar se i mbështet të gjithë mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Unë erdha nga Brukseli veçanërisht për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, duhet të ju them që patëm një shkëmbim të gjatë, por nuk arritëm të gjejmë zgjedhje për këtë”, tha ajo

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media