Connect with us

Bota

I dënuar për krime lufte, ‘kasapi i Bosnjës’ në gjendje kritike, Ratko Mlladiç përfundon në spital

Published

on

Ratko Mlladiç, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, është shtruar në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua në burgun e Holandës.

Sipas raportimeve në mediat serbe, i dënuari për krime lufte ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Ai u dërgua në spitalin e burgut për shkak të dobësisë së përgjithshme, inflamacionit të mushkërive dhe ankesave për zemrën. Ndërsa kontrollet vazhdojnë. Ne u informuam se rezultatet për gjendjen e tij shëndetësore do t’i marrim në një moment tjetër, ndoshta të hënë”,  ka thënë djali i tij, Darko Mlladiç, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media