Connect with us

Kosovë

Hykolli: Ndërprerja e grevës varet nga qeveria, ne nuk zmbrapsemi

Published

on

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se ata do të vazhdojnë më grevat që tashmë i kanë nisur për disa ditë me radhë.

Në Info Magazinë të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo mund të ndryshojë atëherë kur Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë kërkesat e tyre.

“Kjo situatë varet krejt prej partnerit tonë social kur ai e hap dialogun social, kërkesat tona janë shumë të arsyeshme dhe janë shumë të lehta për t’i aprovuar”,ka thënë Hykolli.

Hykolli ka theksuar se qeveria duhet të ulet dhe bisedojë me ata.

“Unë detyrë e kam t’i mbrojë të drejtat e punonjëve të Kosovës dhe të mos tërhiqem për asnjë moment për këkesat tona”.

NA NDIQ NË FACEBOOK