Connect with us

Lajme

Sulmi i Iranit paralizon të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë

Publikuar

Hakerimi i sistemit të Policisë ka sjellë probleme në pikat e kalimit kufitar të vendit, ku pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në pamundësi për të kryer udhëtimet e planifikuara. Në areoportin “Nënë Tereza” në Rinas, raportohet se mijëra pasagjerë po presin në radhë për të kaluar, por lëvizja është bllokuar për shkak të rënies sistemit.

Mësohet se sistemi TIM është fikur nga autoritetet shqiptare për arsye sigurie, dhe paraprakisht dyshohet se të dhënat e sistemit më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, nuk janë prekur nga hakerat.

Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi departamenti thesarit amerikan shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë, pasi goditi shërbimet online në korrik.

Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin.

NA NDIQ NË FACEBOOK