Connect with us

Religjion

Gënjeshtra dhe paraqitja me profile të rrejshme

Published

on

Hfz. Mehas Alija

Gënjeshtra në Islam është rreptësisht e ndaluar dhe kundërshtohet plotësisht me të vërtetën. I Dërguari i Zotit, Muhammedi a.s., në shumë hadithe ka theksuar se, assesi, nuk mund të bashkohet Islami me gënjeshtrën dhe mashtrimin. Në një prej haditheve të tij thuhet: “Shenjat e munafikut (dyfytyrëshit) janë tri: Kur flet gënjen, kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhëton.” (Buhari, Muslimi).

Kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, mënyra më e përhapur e gënjeshtrës dhe e mashtrimit shfaqet përmes paraqitjes së njerëzve me profile jo të sakta. Nga të dhëna zyrtare njoftohemi se vetëm në Facebook ekzistojnë rreth 4 % e profileve fiktive, që i bie rreth 88 milionë profile. Arsyet se pse krijohen këto profile mund të jenë të natyrave të ndryshme, por kryesisht dominojnë ato për qëllime të komunikimit anonim, për t’u zbavitur me lojërat online, për t’ju shmangur përgjegjësisë, për shfaqje të reklamës, propagandës, spiunimit, tradhtisë, etj.

Paraqitja e rrejshme në rrjetet sociale, duke krijuar profile fiktive, është një akt mashtrimi dhe bie ndesh me bontonin islam dhe edukatën që promovoi Muhammedi a.s., i cili, për mashtrimin, thotë: “Kush na mashtron, ai nuk është prej nesh.” (Ahmed, Muslimi).

Më e keqja ndodh kur dikush, në emër të fesë dhe të thirrjes islame, paraqitet me emra dhe profile të rrejshme!

(Islampress.ch)

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media