Connect with us

Lajme

Gazetari Mero Baze plas bombën: Irfani ka fotografuar Salianjin duke…

Published

on

Mero Baze ka publikuar një editorial sot, ku flet për Taulant Ballën dhe raportin me Irfan Hysenbelliun, pas ndërhyrjes së IKMT-së në resortin e tij pa leje në Golem.

Mes rreshtave për deputetët e opozitës që u ‘mbytën’ në pishinat e Irfanit, Mero Baze përmend edhe ish-deputetin e videos erotike Ervin Salianjin.

Baze shkruan se një mik i tij i ka treguar në konfidencë, se në një nga dhomat ku flinte Taulant Balla, Irfani ka fotografuar Ervin Salianjin duke hyrë, dhe më pas e ka shpërndarë gjithandej për të treguar se me kë e ka zëvendësuar.

“Një mik i tij më tregoi në konfidencë dje, se tek dhoma ku flinte (nuk e di sa herë ka fjetur) Taulant Balla, Irfani ka fotografuar Salianjin duke hyrë dhe e ka nisur foton gjithandej, për të treguar se me kë e ka zëvendësuar. Nuk di sa e vërtetë është, por ideja duket origjinale e Irfanit dhe e besueshme”, shkruan Mero Baze.

Duke vijuar më tej, Baze thekson se ai mendon se ka gjetur “’patronazhistin’ e radhës, që i garanton biznesin politikisht. Dhe mendo pas ca vitesh se ç’mund të na tregojë se çfarë ka gjetur në dhomën e Salianjit apo Gridës, nëse ata nuk digjen me benzinë për të, siç duhej të digjej Taulanti.”/CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK