Connect with us

Lajme

“Garancitë e integritetit nën nivelin e e-mailit anonim që i vuri në lëvizje urgjente”, Partia e Lirisë i përgjigjet Autoritetit të Dosjeve: Përgjigje para drejtësisë!

Publikuar

Partia e Lirisë i përgjigjet Autoritetit të Dosjeve duke i kujtuar dhe njëherë 6 veprat penale. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se garancitë e integritetit të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë nën nivelin e e-mail anonim që i vuri në lëvizje urgjente.

Sipas tij, akuzat janë asgjësuese dhe të pakapërcyeshme dhe shpjegimet këta anëtarë manipulatorë dhe të përdorur do t’i japin deri në fund para drejtësisë.

DEKLARATA E PLOTË
Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve vazhdon të shërbejë si Portal shtesë i Kryeministrit dhe i Bashkisë së Tiranës.
Garancitë e integritetit të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë nën nivelin e e-mail anonim që i vuri në lëvizje urgjente. Veprat penale janë aty dhe deri tani janë 6 të tilla.

Anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuzë penale për dhunimin e ligjit, manipulimin e të vërtetës, të cilën e dinë shumë mirë, por e kanë falsifikuar dhe shtrembëruar në shërbim të urdhrit të Edi Ramës dhe qëllimeve të tij politike.
Propaganda nuk i shpëton dot anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve por vetëm sa jua rëndon akoma më shumë situatën secilit prej tyre, që ndërmori hapin e gabuar të shkeljes flagrante të ligjit.
Akuzat janë asgjësuese dhe të pakapërcyeshme dhe shpjegimet këta anëtarë manipulatorë dhe të përdorur do t’i japin deri në fund para drejtësisë.
Për t’ju kthjelluar edhe njëherë se me çfarë përgjegjësish të rënda do të përballen, po jua kujtojmë shkeljet dhe dhunimet e ligjit që kanë bërë:
📌 Anëtarët e AIDSSH:
1️⃣. Kanë kryer shkelje Flagrante të Ligjit të tyre Funksional.
Kanë shkelur Parimet e Funksionimit të tyre. Nenit 29/4: Ku shprehet se Personat e Verifikuar ne Komisionet e meparshme,
nuk verifikohen me.
Gjithashtu, Autoriteti i Dosjeve ka shkelur edhe parimin e njohur kushtetues “Parimi i Sigurisë Juridike”.
Autoriteti i Dosjeve, pa asnjë kërkesë nga ndonjë Institucion Kushtetues (siç e përcakton ligji funksional), por duke marrë “urdhër” nga një “denoncim anonim”, nis procesin e riverifikimit të një figure publike ish – Presidenti i Republikës (figura më e lartë në hierarkinë e shtetit deri 24 orë përpara verifikimit të AIDSSH) dhe nxjerr “konkluzione shteruese” pa kryer kurrfarë hetimi objektiv, duke marrë plot 7 vendime në 24 orë, kur më e pakta me procedurë normale do duheshin 6 muaj. Në rastin konkret, Ilir Rexhep Metaj, ishte hetuar nga 2 komisionet Mezini-Bezhani, dhe nga vetë AIDSSH në vitin 2017.
2️⃣. Në Mënyrë të paligjshme vetë Autoriteti ka punuar dhe ka nxjerrë të dhëna dhe konkluzione, në kundërshtim të hapur me ligjin, mbi një dosje të pa deklasifikuar.
3️⃣. Ka arritur në konkluzione “shteruese” të manipuluara dhe të falsifikuara, duke lidhur me dashje emrin e Ish-Presidentit Ilir
Metaj pa pasur asnjë material, dosje, indicie, të provuar ligjërisht që figuron si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur, në raport me organet e ish- Sigurimit të Shtetit. Autoriteti, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike.
Sepse, në asnjë rast dhe në asnjë dokument, edhe të fallsifikuar, pjesë e dosjes së shtetasit F.T., nuk ekzistojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj.
4️⃣. Vetë Autoriteti në mënyrë skandaloze, përveçse ka vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin, bën cuditërisht propozime edhe për Kodin Zgjedhor.
Gjithë këto gjoja ndryshime ligjore, AIDSSH kërkon ti përdorë si alibi, për të justifikuar veprimet flagrante të paligjshme, të kryera
sipas skenarit mafioz-politik kundër ish-Presidentit Meta, sot Kryetar i Partisë së Lirisë.
5️⃣. Gjithçka nisi nga një e-mail gjoja anonim, sepse ka qenë email me regji, i nisur vetëm 24 orë pas përfundimit të detyrës time si President i Republikës. U hetua për 24 orë dhe duke shkelur cdo parim, cdo gjë, u arrit në konkluzione shteruese se I.M na ishte ish-Presidenti i Republikës.
Pra, AIDSSH, paska hetuar bazuar mbi një email anonim, në kundërshtim të hapur me ligjin, dhe për 24 orë ka konkluduar se bëhej fjalë për z. Ilir Metaj, ish-President i Republikës, pa pasur asnjë dokument, fakt, provë, të dhënë, apo indicie, që mund të lidhë figurën e z. Ilir Rexhep Metaj, me një nga kategoritë e cituara në ligj si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur nga sigurimi i shtetit.

Lajme4 minutes ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota3 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota3 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni4 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi6 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK