Connect with us

Kosovë

Dështon marrëveshja 200 milionëshe me Danimarkën, Valon Syla – Qeverisë: Shmoklana

Published

on

Danimarka ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën, për marrjen me qira të 300 qelive në burgun e Gjilanit. Në këmbim të kësaj do t’i paguante Kosovës 200 milionë euro për dhjetë vjet.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar gazetari Valon Syla, i cili e ka quajtur një dështim qesharak të Qeverisë Kurti.

“Qe edhe një dështim qesharak i Qeverisë Kurti që pe mbajnë msheft. A ju kujtohet kur i madh e i vogël i VV’së u qun me na tregu qe Danimarka ka me investu qindra miliona euro për me i vendos t’burgosunit e tyne në burgje kosovare… Ministrja e Drejtësisë pat thonë (citoj): Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme”…”, shkroi Syla në profilin e tij në facebook.

Syla tutje iu drejtua me “shmoklana” qeverisë Kurti, duke ua kujtuar edhe largimin e donatorëve nga Kosova, si rasti i mbylljes së Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë pas 20 vjet prezence dimplomatike.

Postimi i plotë:

Qe edhe një dështim qesharak i Qeverisë Kurti që pe mbajnë msheft. A ju kujtohet kur i madh e i vogël i VV’së u qun me na tregu qe Danimarka ka me investu qindra miliona euro për me i vendos t’burgosunit e tyne në burgje kosovare… Ministrja e Drejtësisë pat thonë (citoj): Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme”…

Eh tash po del që Danimarka paska hjek dorë nga ku investim, dhe ‘rrencat dhe llaskucat’ e VV’së e paskan majt msheft këtë dështim.

Shmoklana. Investitorë s’dinë me pru, tash edhe donatorët po ju tërheken, si psh edhe rasti si Norvegjia qe vendosi ne mbyll Ambasadën në Kosovë pas 20 vjet prezence diplomatike.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media