Connect with us

Religjion

Cilat janë minutat më të shtrenjta në jetën tonë?

Published

on



Duhet ta dimë se minutat më të shtrenjta, janë minutat e natës. Kur të zgjohemi gjatë natës, duhet ta zgjasim namazin, shumë ta përmendim Allahun e Plotfuqishëm dhe me përulje të qëndrojmë para Tij. Duhet të jemi falënderues që neve na ka zgjuar, derisa të gjithë të tjerët janë në gjumë.

Gjatë studimeve e kisha një shok nga Pakistani, që quhej Muhamed Siraxhurrahman. Së bashku kemi studiuar në Fakultetin Islamik. Ishte një njeri i trupdobët, modest, i qetë dhe i tërhequr.

Allahu më ka nderuar që disa herë të udhëtoj me të. Kur kalonte gjysma e natës dhe neve na zinte gjumi, ai ngrihej dhe falte namaz deri në sabah. Në kijam qëndronte gjatë, në ruku’ dhe sexhde po ashtu. Bënte lutje, qante dhe lexonte Kuran.

Kjo më ka habitur shumë, ai ishte gati kocka dhe lëkurë, kurse ne të tjerët, shumë më të trashë dhe më të fortë se ai, por nuk zgjoheshim deri në sabah.

Atëherë e kuptova se thelbi i jetës në fakt është zemra e gjallë.

Autor: Aid el-Karni

Përkthim: Miftar Ajdini


Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]