Connect with us

Sport

Çfarë po ndodh te Fc Shkupi, largohet edhe Omer Bunjaku?

Published

on

Ndryshime të mëdha te Shkupi. Me kampionët në fuqi nuk shkon diçka si duhet. Fillimisht u largua trajneri Goce Sedlloski pas barazimit 1:1 me Pobedën, përderisa Shkupi humbi në xhiron e fundit nga Bregallnica dhe gjërat shkuan edhe më keq.

Burimet e fundit të televizionit Shenja mësojnë se Omer Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të Shkupit. Bunjaku ia ka dorëzuar dorëheqjen presidentit të klubit, Olgun Aydin.

Kujtojmë se Bunjaku pjesë e Shkupit është që nga rikthimi i i skuadrës nga Çairi në Ligën e Parë, ndërsa mësohet se si shkak i tërheqjes së tij janë bërë edhe transferimet e fundit dhe më shumë ky i fundit që është bërë sot i Mario Mlladenovskit që erdhi me ndërmjetësim të Goran Popovit.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media