Connect with us

Religjion

Bujku dhe gomari | Islam Press

Published

on



Një herë e një kohë një bujk kishte blerë një gomar, por nuk gjente dot litar për ta lidhur. Shkoi tek komshiu për t’ia kërkuar.
“Më vie keq. Në shtëpinë time nuk ndodhet asnjë litar”, i tha komshiu. “Por, gjithsesi do ta jap një këshillë që besoj se do ta largoj hallin tënd.”
“Bej sikur e lidh, ai është gomar dhe nuk do ta kuptoj. S’ka për të levizur nga vendi deri në mengjes.”
Bujkut e dëgjoi këshillën e komshiut, e mori gomarin dhe bëri sikur ia hodhi litarin në qafe. Të nesërmen në mëngjes, shkoi te gomari dhe e pa se ia nuk kishte luajtur vendin.
I lumtur, e ngarkoi gomarin dhe u bë gati të shkon në arë. Por, për habi, gomari nuk levizte. U mundua me të gjitha mënyrat, por gomari assesi nuk largohej nga vendi ku ishte. I merzitur dhe i acaruar, bujku shkon te komshiu për t’iu ankuar.
“Po ti a e zgjidhe gomarin?”, pyeti komshiu. “Si ta zgjidh …, po unë nuk e lidha fare”, tha bujku.
“Po ai gomar është, bëj sikur e zgjidh dhe ke për të parë që do të të ndjekë”, i tha komshiu.
Bujku u kthye te gomari, bëri sikur i hoqi litarin. Gomari u ngrit dhe të dy së bashku u nisën për në arë.

Në fakt, ne nuk duhet të tallemi me këtë gomar. Shumicën e kohës, njerëzit mund të jenë të lidhur ose të burgosur nga zakonet dhe bindjet imagjinare. Gjithçka që duhet të bëjnë është ta largojnë litarin e padukshëm që u është ngatërruar në mendjet e tyre dhe i pengon që ata të përparojnë./islamgjakova/


Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media