Connect with us

Religjion

Allahu na i mëshiroftë nënat tona!!

Published

on

Kushtoni 2 minuta kohë,,,

Telefonata e fundit nga NËNA!

I lajmërohet nëna në telefon:

Ai: Alo.

Nëna: Biri im, ku je?

Ai (i ndryshon pamja e fytyrës): Jam duke dalë nënë, pse pyet?

Nëna: Mirë djali im i dashur por sikur të kishe ardhur të më marrish me makinë sepse kam një çantë të rëndë me gjëra qe kam blerë në pazar.

Ai: Jam shumë i zënë nënë sepse kam një takim te rëndësishëm.

Nena: Zoti të ruajt biri im i dashur. Selam.

Ai: Selam (dhe ia mbylli telefonin).

Pasi e mbylli me nënën, ja, cingëroi përsëri celulari i tij, kur pa se ishte e dashura e tij, u gëzua shumë dhe me një zë ledhatues: Alo.

Ajo: i dashur.

Ai: zemër.

Ajo: me kë ishe duke folur?

Ai: Me nënën!

Ajo: pse, çfarë do ajo?

Ai: më thirri të shkoj ta marrë me makinë sepse kishte një çantë të rëndë me ushqime nga pazari!

Ajo: A do shkosh?

Ai: Natyrisht që nuk do shkoj shpirt! E dashur për një çerek ore më ke aty pranë teje, më prit.

U vesh shpejt, u parfymos, i rregulloi flokët dhe doli. Posa doli nga shtëpia, ja përsëri numri i nënës së tij e thërret!

Ai: Aloo nënë, ti përsëri!

Një zë i huaj, nuk ishte tani zëri i nënës: Përshëndetje zotëri. A e dini kush eshtë pronar i këtij numri?

Ai: (shume i trishtuar nga frika) Eshtë numri i nenës time, pse çfarë ka ndodhur?

I huaji: Nëna juaj ka pësuar një aksident të rëndë dhe në telefonin e saj gjetëm thirrjen e fundit që kishte bërë, me ju kishte biseduar për herë të fundit!

Ai: për 10 minuta vij në spital.. Kur arriti në spital, e gjeti dhomën ku nëna e tij ishte e shtrirë dhe e tëra e mbuluar në gjak dhe në frymët e fundit. Lotët nuk i mbante dot djali por si duket ishte shumë vonë për t’u arsyetuar.

Nena: Pse erdhe biri im, unë iu thash mjekëve mos të të thirrin, qe mos ta trishtojnë birin tim të dashur.

Ai: e dashura nënë, ti do bëhesh mirë, ashtu sikur ke qenë më parë.

Nena: Birim im, pse nuk erdhe të më marrish me makinë? Bleva disa gjëra apostafat për ty që të gatuaj një ëmbëlsire të mirë sonte, prandaj shpejtoja që ëmbëlsirën ta gatuaja sonte për ty, përndryshe do visha duke ecur.

Duke shqiptuar fjalët e shehadetit, nëna e tij kaloi në botën tjetër ndërsa mjeket filluan t’i thonin të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi! ju të jeni shëndosh bir.

Djali nuk i besonte asaj që po shihte dhe dëgjonte: Nënë, ti dëshiron mua të më mërzitesh, ti nuk ke vdekur, ju mjek mos më thoni ashtu, ajo do të zgjohet. Nënë zgjohu, mjaft luajte me mua… zgjohu… zgjohu… zgjohu!!!!

Nëna e cila para një ore e kishte marrë në telefon… nëna… të cilën e refuzoi ta ndihmonte… nëna e cila… e cila…e cila…nuk jetonte më. Sikur ta dimë sinqerisht vlerën e saj para se të pendohemi.

Nëna është mësuese e sakrificës, profesoreshë e flijimit dhe bujarisë së pakushtëzuar.

Të gjitha nënat janë madhështore dhe sakrifikuese

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media