Sport
Zyrtare: Werner kthehet te Leipzig

RB Leipzig ka konfirmuar transferimin e përhershëm të Timo Wernerit nga Chelsea.
Werner ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin gjerman, transmeton Klankosova.tv.
Gjermani lëvizi në drejtim të kundërt dy vjet më parë për 47.5 milionë funte, por nuk arriti të tregojë veten në “Stamford Brigde”, duke shënuar 23 gola në 89 paraqitje për Chelsean.
Werner ndjek ish-shokun e skuadrës Romelu Lukaku, duke lënë Chelsean me Armando Broja, Michy Batshuayi dhe Kai Havertz si opsione për të drejtuar sulmin e Tuchel.
Kujtojmë, Werner kthehet te Leipzig, në klubin ku është golashënuesi më i mirë në histori, me 95 gola të shënuar.
The post Zyrtare: Werner kthehet te Leipzig appeared first on Klan Kosova.




















