Connect with us

Lajme

VIDEOT/ Nxori armën nga brezi dhe hyri i qetë në biznes, autori në pak sekonda vrau vëllain dhe kunatën dhe u largua i qetë. Kthehet nga rruga për të parë nëse…

Publikuar

më

Pamje dramatike që konfirmojnë gjakftohtësinë e Arsen Muskurtit, i cili tronditi sot Tiranën me aktin e tij, duke vrarë vëllanë dhe kunatën. BalkanWeb ka siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë ku shihet 38-vjeçari me dy emra, (njihej dhe si Hamza), që ecën qetësisht drejt biznesit të vëllait të tij dhe pasi nxjerr armën nga brezi, qëllon ndaj tij dhe kunatës.

Gjithçka ndodh në 28 sekonda, ndërsa del prej aty po qetësisht, sikur asgjë mos të kishte ndodhur.

Por vetëm pak momente më vonë, autori filmohet teksa kthehet sërish dhe afrohet pranë Agjencisë turistike, që ishte bërë dhe objekt sherresh të vazhdueshme mes vëllezërve sa takon pronësisë së saj, ndërsa sheh përtej derës së xhamit, nëse çifti Dritan dhe Nora Muskurti, kanë vdekur apo jo.

Pasi shfaq disa shenja nervozizmi, ai vendos çantën e tij para kraharorit dhe largohet në drejtim të Rrugës së Kavajës.

Autori i krimit, që sipas policisë ishte një person i radikalizuar, u arrestua dy orë pas ngjarjes, në Rrugën ‘5 Maj’ nën shoqërinë e gruas dhe një prej 7 fëmijëve. Ai tha pak pas arrestimit se armën e krimit, pistoletën, e kishte hedhur.

Për më tepër shihni pamjet e rënda.

(BalkanWeb)

NA NDIQ NË FACEBOOK