Connect with us

Sport

United blen Casemiron për 70 milionë euro, me kontratë katërvjeçare

Publikuar

Manchester United ka arritur një marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mesfushorit Casemiro, në vlerë prej 70 milionë eurosh.

30-vjeçari brazilian është në diskutime për kushtet personale të cilat janë afër përfundimit para transferimit të tij të propozuar në Old Trafford.

Casemiro pritet të mbërrijë në Britaninë e Madhe në 24 deri në 48 orët e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar zyrtarisht një kontratë katërvjeçare me United, e cila ka opsionin e një viti tjetër, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

The post United blen Casemiron për 70 milionë euro, me kontratë katërvjeçare appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK