Connect with us

Sport

Ten Hag përsërit se Ronaldo është në planet e tij

Publikuar

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka përsëritur se Cristiano Ronaldo mbetet në planet e tij dhe ka vënë në pikëpyetje pse ai ka marrë pjesën më të madhe të kritikave për humbjen dërrmuese 4-0 në Brentford të shtunën e kaluar.

Ten Hag gjithmonë ka thënë se Ronaldo është pjesë e planeve të tij në Man Utd, dhe ky ishte një qëndrim që ai e përsëriti edhe një herë në konferencën e tij të fundit për shtyp – mbajtur para ndeshjes së së hënës me rivalët kryesorë, Liverpoolin.

“Ai është në planet tona, kjo është ajo që unë shoh“, tha Ten Hag.

Dëshira e tij për të vazhduar të luajë në Champions League është e njohur dhe spekulimet kanë vazhduar nëse 37-vjeçarit do t’i ofrohet apo jo një rrugë shpëtimi nga Old Trafford.

 

The post Ten Hag përsërit se Ronaldo është në planet e tij appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK