Connect with us

Sport

Suarez prezantohet si lojtar i ri i Nacional te Uruguait (VIDEO)

Publikuar

Luis Suarez është bërë lojtari më i ri i ekipit Nacional të Uruguait.

Ai iu bashkua ekipit si lojtar i lirë, pas dy sezoneve të luajtura te Atletico Madrid.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Suarez tha se ndihet tejet i lumtur, teksa falënderoi popullin uruguaian, transmeton Klankosova.tv.

“Kam ardhur këtu për të fituar dhe për të luftuar për të gjithë titujt. Ky është një klub i madh dhe jam i bindur se nëse i bëjmë gjërat në mënyrë të duhur ne mund t’i fitojmë të gjithë tituj e mbetur”, është shprehur Suarez.

Kujtojmë se Suarez është kthyer në klubin prej ku nisi karrierën e tij përpara se të transferohet te Liverpooli e më pas te Barcelona.

The post Suarez prezantohet si lojtar i ri i Nacional te Uruguait (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.