Connect with us

Sport

Southampton e “përmbys” Chelsean (VIDEO)

Publikuar

Southamptoni është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Chelsean me rezultat 2:1 në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën Premier, e cila u zhvillua në St. Mary’s Stadium.

Goli i parë u shënua nga mysafirët e Londrës në minutën e 23-të, kur Raheem Sterling reagoi mirë në zonë, duke pranuar një top të vështirë, duke krijuar hapësirë për t’i kaluar mysafirët në epërsi.

Por, vendasit reaguan shpejt pas pesë minutash, duke e barazuar rezultatin me një gol të bukur nga Romeo Lavia.

Para se të shkonin në pushim, nikoqirët e përmbysën rezultatin me golin e Adam Armstrong, i cili u asistua nga Romain Perraud.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola dhe skuadra vendase arriti të marrë pikë të plota nga kjo përballje.

Southamptoni e ka barazuar Chelsean me pikë nga shtatë dhe këto dy skuadra i mbajnë pozitat shtatë dhe tetë në tabelë.

 

The post Southampton e “përmbys” Chelsean (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK