Connect with us

Sport

Sonte finalja e UEFA Supercup Real Madrid – Eintracht Frankfurt, ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport 1

Publikuar

Sonte duke illuar nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja finale e UEFA Supercup, që përball mes tyre kampionët e Champions League, Real Madrid, dhe ata të Europa League, Eintracht Frankfurt.

Finalen mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në kanalet Sport 1 dhe Klan Kosova me komentimin e Arlind Sadikut.

“Mbretërit” do të synojnë që sezonin e ri ta nisin me një trofe mjaft të çmuar në sirtarët e tyre.

Edicionin e kaluar “Los Blancos” e mbyllën me trofeun e 14-të të Champions League, kurse Frankfurti fitoi vetëm për herë të dytë në histori garën e Europa League, duke mposhtur në finale klubin skocez Rangers pas penalltive.

Finalja e UEFA Supercup Real Madrid – Frankfurt vjen ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport 1

The post Sonte finalja e UEFA Supercup Real Madrid – Eintracht Frankfurt, ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport 1 appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK