Connect with us

Lajme

“Ribbon Black Day” në Shkodër për viktimat e regjimit komunist, Elezi: Dita e kujtesës europiane si reflektim për politikën shqiptare

Publikuar

Më 23 gusht në Shkodër është majtur Konferenca Kombëtare për ditën e kujtesës se viktimave te regjimit komunist, Ribbon Black day.

Dr. Ardian Elezi, zv.president i Unionit Mbarë Kombëtar i integrimit të ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë tha se Dita e kujtesës europiane duhet të shërbejë si reflektim për politikën shqiptare.

Konferenca u organizua nga Unioni Mbarë Kombëtar i integrimit të ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë nën kujdesin e presidentit të Unionit z.Besim Ndregjoni si dhe zotit Zenel Drangu kryetar i shoqatës së Shkodër dhe u mbajt në Bibliotekën “Marlin Barleti” Shkodër.

Zhvillimi i saj u parapri me homazh përpara memorialit të krimeve të komunizmit dhe lutje fetare nga përfaqësues të klerit katolik për shpirtrat e të zhdukurve të komunizmit.

Të pranishëm që mbajtën fjalën, kumtesat e tyre si dhe përcollën mesazhe në këtë ditë simbol të kujtesës ishin organizatorët e eventit përkujtimor z. Besim Ndregjoni, president i Unionit kryetar shoqate të përndjekurve politikë z.Zenel Drangu, simboli i rezistencës dhe mbijetesës antikomuniste i burgut të Burrelit dhe revoltës së Spaçit z, Demir Pojani, deputetë të Shkodrës, znj. Kolici, znj. Bardeli, ish-kryetar Bashkie dhe ish-deputetë z.Lorenc Luka, njëherazi dhe sekretar i departamentit të PD për të përndjekurit politikë, ish-kryetar Bashkie Shkodër, z.Filip Guraziu, njerëz të angazhuar dhe të politikës lokale dhe kombëtare, drejtori i fondacionit Konrad Adenhaur Dr. Tobiasi; Prof. Dr. Lori Amy, studiuese amerikane e krimeve të komunizmit në Shqipëri, përfaqësuesi i klerit katolik, imzot Angelo Masafra, z,Armand Agolli drejtues i Unionit për qarkun e Korçës, studiuesja historiane znj Fatbardha Mulleti-Saraci, znj. Mimoza Rexhvelaj e angazhuar publike dhe politike ish- e përndjekur politike, ish-nënkryetar i PD-së Shkodër z.Ashta, ish-kryetar i këshillit të qarkut, prefekt i Shkodrës z.Mexhit Cungu njëherazi dhe drejtor i Bibliotekës, përfaqësues të familjeve të nderuara e antikomuniste të Shkodrës dhe të ish-të përndjekurve Politikë nga Tirana , Elbasani, Korça Lezha, Malsia e Madhe, etj

Diskutantët duke referuar simboliken e ditës evropiane të Kujtesës përcollën emocionet, episodet e përjetimet e tyre duke dhënë mesazhe paqe, solidariteti , reflektimi, inspirimi dhe angazhimi të tyre për përmbushjen e misionit antikomunist në Shqipëri, për dënimin e krimeve komuniste, mbështetjen e nismave ligjore parlamentare në këtë drejtim dhe rreth kauzës së ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë.

Në fund të diskutimeve të konferencës së mbajtur në këtë ditë nga Shkodra u apelua dhe miratua për përmbushjen e misionit të dekomunistizimit, dënimit të krimeve të komunizmit:

1. Të paraqesim në Parlament projektligjin për caktimin e një dite kombëtare të Kujtesës, në referim të ditës evropiane të Kujtesës për viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare

2. Të ngrihet në Tiranë Parcela Kombëtare e Kujtesës në nderim të mbi 6000 të zhdukurve të diktaturës.

3. Te gjithë të përndjekurit politikë të përbashkohen dhe të punohet për krijimin dhe dizenjimin e një platforme dhe strategjie mbarë kombëtare për kauzën e ish-të përndjekurve dhe burgosurve politikë, dënimin e krimeve të komunizmit, dekomunistizimin dhe lustracionit e politikës dhe sferës publike, aspektet e integrimit të tyre, dëmshpërblimit, edukimin e brezit të ri mbi të kaluarën komuniste etj.

4. Nisur nga situata e vështirë e gjendjes së ish-të përndjekurve politikë, familjeve dhe fëmijëve të tyre të mirëarsimuar që po ballafaqohen me diskriminim, papunësi, përjashtim social, politik, publik, kërkohet të aprovohet një projektligj në Parlament në bashkëpunim me opozitën që në të gjitha organet shtetërore dhe institucionet kushtetuese të vendit të ketë një kuotë për të përndjekurit politikë për të drejtuar këto institucionet kushtetuese;

5. Deputetët e djathtë dhe veçanërisht të PD-së apelohet dhe kërkohet të jenë të bashkuar dhe të angazhuar në përmbushje të misionit të tyre antikomunist, të jenë motivuesit dhe lobuesit në parlament për kandidaturën e avokatit të popullit që të zgjidhet nga të përndjekurit politikë, si dhe për nismat ligjore për integrimin e tyre, për dënimin e krimeve te komunizmit, dekomunistizimin dhe lustracionin e politikës.

NA NDIQ NË FACEBOOK