Connect with us

Sport

Pioli shqetësohet, i lëndohen dy sulmues, në dyshim edhe për derbi

Publikuar

AC Milan do të vazhdojë sërish luftën në Serie A duke vizituar Sassuolo të martën mbrëma.

Aktualisht kuqezinjtë janë në vendin e dytë në Serie A me 7 pikë, 2 fitore dhe 1 barazim.

Milani ka të njëjtat pikë me liderin Napoli, transmeton Klankosova.tv.

Në kampin pritës, Sassuolo është në pozitën e 12-të në renditjen e Ligës Italiane me 4 pikë, rezultat 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Në këtë ndeshje pritet të mungojë Ante Rebic dhe Divoc Origi, për shkak të lëndimeve, derisa janë në dyshim edhe për derbin që do të zhvillohet në fundjavë.

Rebic e nisi mirë sezonin e ri, pas në lojën hapëse shënoi dy gola, derisa në përballjen e kaluar ndaj Bolognas nuk u paraqit fare.

The post Pioli shqetësohet, i lëndohen dy sulmues, në dyshim edhe për derbi appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK