Connect with us

Sport

Penisionohet Edmond Rugova

Publikuar

Në një ceremoni përshëndetëse, ish-përzgjedhësi i Kosovës, Edmond Rugova, është pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës.

“Ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për një periudhë disavjeçare, Edmond Rugova është pensionuar nga vendi i punës në administratën e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Sot jemi mbledhur në këtë ceremoni modeste që zyrtarisht siç e do rendi dhe ligji të përshëndetemi nga kolegu ynë i deritashëm, Edmond Rugova, i cili sot përmbyll fazën zyrtare të punës dhe do ta gëzojë pensionin”.

Ata kanë njoftuar se bashkëpunimin me Rugovën do të vazhdojë edhe më tutje pasi që ata kanë nevojë për këshillat dhe përvojën e tij.

“Edmondi fatmirësisht vazhdon të jetë me shëndet të mirë dhe ne do të mundohemi që tash e tutje të bashkëpunojmë me të edhe në forma tjera, ngase FFK ka nevojë për këshillat dhe eksperiencën e tij. Me këtë rast dua ta falënderoj Edmondin për punën, përkushtimin, profesionalizmin por edhe adrenalinën dhe pozitivitetin e tij në Federatë gjatë këtyre viteve”.

“Futbolli ka qenë dhe është pjesë e jetës së tij, prandaj për ne si FFK ka qenë nder që ai ka qenë pjesë e jona”, ka theksuar presidenti Ademi, i cili e ka dekoruar atë me mirënjohje dhe me një orë si dhuratë. Në anën tjetër, Edmond Rugova u shpreh i emocionuar për ndarjen nga puna e përditshme me kolegët e deritashëm, teksa falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për mundësinë e ofruar”.

The post Penisionohet Edmond Rugova appeared first on Klan Kosova.