Lajme
Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin, arrestohet autori, ngjarja dyshohet se…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të mërkurë në Gjorm të Kurbinit.
Mësohet se për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis dy bashkëfshatarëve, ndërsa autori bëhet me dije se është vënë në pranga.
Sakaq i plagosuri ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
(BalkanWeb)




















