Connect with us

Sport

Nisi shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Klasvik

Publikuar

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e radhës të Ballkanit në Conference League kundër Klasvik.

Ndeshja do të luhet më 4 gusht me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat do të jenë në shitje nga ora 12:00 deri në ora 21:00.

“Biletat janë duke u shitur FIZIKISHT, te sheshi i qytetit në Suharekë dhe tek fan shopi i klubit i cili gjendet tek Stadiumi i Qytetit-Suharekë”- njofton klubi suharekas përcjell Klankosova.tv.

Çmimet e biletave do të jenë: Në lindje 3 euro, në perëndim 5 euro, VIP 10 euro.

The post Nisi shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Klasvik appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK