Sport
Ndeshja Llapi – Prishtina transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion, dalin në shitje biletat

Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Llapi – Prishtina.
Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e K.F Llapit në Facebook.
“Ju njoftojmë se biletat për ndeshjen ndërmjet KF Llapi dhe FC Prishtina e vlefshme për javën e 4 të ALBI MALL Superligës mund t’i bleni në tre pika të shitjes: Biletaria 1 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e perëndimit(nga Interex), Biletaria 2 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e veriut (hyrja zyrtare) si dhe tek hyrja për zonën e jugut(nga pompa e derivateve)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndeshja ndërmjet Llapit e Prishtinës zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe do të mund ta ndiqni direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.
Ndërkaq, bëhet e ditur se përshkak të sigurisë, pas hyrjes në njërën nga sektoret e tribunave, nuk lejohet lëvizja apo dalja në tribunën tjetër.
Çmimet e biletave janë si në vijim:
Sektori i Perëndimit: 3 Euro
Sektori Veri dhe Jug: 2 Euro
Në foton e mëposhtme mund të orientoheni për hyrje në stadium:
The post Ndeshja Llapi – Prishtina transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion, dalin në shitje biletat appeared first on Klan Kosova.























