Lajme
“Nafta në Shqipëri do të ulet, vetëm kur në Bursë të shitet falas”/ Ulja e çmimit të karburantit me 1 lekë, LSI analizon tregun dhe shpjegon “dredhitë” e Bordit

Përfaqësuesi i LSI-së Shaban Sulçe ka bërë një analizë të asaj që po ndodh me çmimin e karburantit në vend, i ndikuar edhe nga rënia pikiatë që nafta ka pësuar në bursë, por që nuk ka prekur ende vendimet e Bordit të Transparencës.
Sulçe nxjerr në pah një paradoks me vendimet që Bordi merr, pasi reagon brenda 24 orësh kur në bursë rritet çmimi i hidrokarbureve, ndërsa “fshihet” gjatë kur tregu ndërkombëtar tronditet nga rënia e vlerës së tyre.
Duke theksuar se Bordi i Transparencës vendosi të ulte çmimin “qesharakisht në vetëm 1 lekë”, Sulçe refuzon të pranojë argumentet që përfaqësuesi i shoqatës së Hidrokarbureve dha në favor të vendimit të fundit duke i cilësuar dredhitë.
“Për te kuptuar nevojën emergjente dhe madhore që diçka duhet bërë, dhe patjetër duhet bërë, po ju përmend një fakt, që në Shqipëri të rikthehet çmimi i naftës 170 lekë për litër, në bursën London Gas Oil nafta duhet të shitet falas. Falas! Sepse përveçse taksës 130 leke në çmim, në tashmë duhet të përballojmë dhe dredhi të tjera si, jo po kursi i dollarit, jo po primi, jo po transporti e bla bla”, shprehet Sulçe.
Postimi i Sulçes:
Cpo ndodh me cmimin e naftes ne Shqiperi!
Çmimi i naftës ne tregjet nderkombetare ka pësuar një ulje shume te madhe, duke u rikthyer ne nivelet para luftes ne Ukraine.
Kjo ne fakt ndodhi per nje arsye madhore, cmimi i larte i naftes po ulte kerkesen dhe qeverite negociuan me kompanite e medha per te rishikuar cmimet, ne menyre qe ti shmangeshin recensionit!
Ulja e çmimit te naftës entuziazmoi dhe presidentin Biden, i cili reagoi publikisht per kete, nderkohe qe ishte vazhdimisht ne shenjester te akuzave dhe pakenaqesise se popullit amerikan!
Situata ne Shqipëri!
Pavarësisht uljes botërore te cmimit, ne Shqiperi bordi i transparences ndoqi serish variantin e anashkalimit te ketij fakti. Ndërkohe eshte e çuditshme se sa shpejt bordi reagon kur çmimi i naftes ne burse peson rritje!
Mediat, ekspertet, shoqeria civile dhe opozita filluan te reagonin ndaj ketij mosreagimi te bordit, i cili sot vendosi ne menyren me qesharake te mundshme.




















