Sport
Mendes në kërkim të zgjidhjes për Ronaldon

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është vënë në situatë të sikletshme kohëve të fundit.
Ai dëshiron të largohet nga klubi anglez Manchester United. Ndërsa disa skuadra të mëdha për të cilat ai do të kishte nënshkruar, nuk kanë shfaqur interesim për të, transmeton Klan Kosova.
Gazetari italian Fabrizio Romano në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se është agjenti Jorge Mendes ai që po kërkon një zgjidhje të mundshme për futbollistin 37 vjeçar i cili tashmë është pranë përfundimit të karrierës së tij.
Cristiano Ronaldo situation. Jorge Mendes’ still working to find a solution, potential last-minute transfer as one year ago – Cristiano’s priority has always been to leave Man Utd this summer
#MUFC
Man Utd insist he’s not for sale – Jorge Mendes keeps exploring options. pic.twitter.com/DEUEEfX3yr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2022
“Jorge Mendes ende po punon për të gjetur një zgjidhje apo transferim të mundshëm në minutën e fundit. Prioriteti i Ronaldos është largimi nga skuadra Manchester United gjatë verës, ndërsa kjo e fundit insiston se sulmuesi nuk është në shitje”, ka shkruar Romano.
klankosova.tv
The post Mendes në kërkim të zgjidhjes për Ronaldon appeared first on Klan Kosova.























