Sport
Manchester United zyrtarizon transferimin e Casemiros

Klubi i Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e brazilianit Casemiro, nga Real Madridi.
“Manchester United është i lumtur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiros”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv.
“Të gjithë mezi presim të mirëpresim Casemiron në Old Trafford”.
Tani Casemiro i bashkohet dyshes në mesfushë, Bruno Fernandes dhe Christian Eriksen, në përpjekje për të këndellur Djajtë e Kuq, të cilët kanë nisur sezonin në Premier League me dy humbje rresht.
Detajet e marrëveshjes i gjeni më poshtë.
United blen Casemiron për 70 milionë euro, me kontratë katërvjeçare
The post Manchester United zyrtarizon transferimin e Casemiros appeared first on Klan Kosova.






















