Sport
Liverpooli barazon ndaj Fulhamit, Nunez debuton në Premier League me stil (VIDEO)

Liverpooli ka barazuar me Fulhamin 2-2, në kuadër të javës së parë në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Aleksandar Mitroviq, në minutën e 32-të, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Liverpooli e barazoi rezultatin me Darwin Nunez, i cili shënoi në minutën e 64’.
Tetë minuta më vonë, Virgil van Dijk bëri një ndërhyrje të palejushem në zonën e 16-metershit, dhe u akordua penallti për Fulhamin.
Nga pika e bardh ishte i saktë serbi Mitroviq, i cili shënoi golin e dytë në ndeshje.
Të Kuqtë nuk u dorëzuan, dhe pas shumë tentimeve, arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 80’. Prapë me një tjetër gol kontribuoi Nunez, i cili asistoi te Mohamed Salah.
Nunez mori kritika të shumta gjatë ndeshjeve të para që zhvilloi me Liverpoolin, mirëpo që më pas është ‘ringjallur’, pasi në dy ndeshjet e fundit zyrtare, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një tjetër. /Klankosova.tv/
— Mohammed (@ZAJD01) August 6, 2022
Debutó @Darwinn99 en la @premierleague.
Anotó para el 2-2 de @LFC ante el Fulham.
¿El gol? Una delicia.
pic.twitter.com/4xetBrRDI8
— Darío Alberti (@DarioAlberti) August 6, 2022
The post Liverpooli barazon ndaj Fulhamit, Nunez debuton në Premier League me stil (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Debutó
Anotó para el 2-2 de





















