Sport
LeBron James me kontratë të re në Lakers, bëhet lojtari më i paguar në histori të NBA-së

LeBron James dhe Los Angeles Lakers kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës dyvjeçare, me vlerë prej 97.1 milionë dollarë, sipas raporteve.
Marrëveshja e bën James lojtarin më të paguar në NBA ndonjëherë, me 532 milionë dollarë të garantuara. Kevin Durant e ka mbajtur deri më tani këtë rekord, me 509 milionë dollarë.
Katër herë kampioni i NBA-së mund të zgjedhë të bëhet agjent i lirë në vitin 2024, ose të presë deri në vitin 2025 për të nënshkruar me cilindo skuadër që tërheq djalin e tij 17-vjeçar, Bronny, i cili pritet të hyjë në ligë atë sezon. James ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të luajtur së bashku me djalin e tij.
James po shkonte në sezonin e fundit të marrëveshjes së tij me një pagë 2022-2023 prej 44.5 milionë dollarë, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.
Tani ai do të fitojë 46.7 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm, teksa do t’i bashkohet shokut të skuadrës, Antonio Davis, në kontrollin e së ardhmes së tij të afërt. Të dy lojtarët mund të zgjedhin të bëhen agjentë të lirë më 2024 ose 2025.
The post LeBron James me kontratë të re në Lakers, bëhet lojtari më i paguar në histori të NBA-së appeared first on Klan Kosova.





















