Connect with us

Sport

Lazio mposht Interin, kalon në vendin e parë në tabelë (VIDEO)

Publikuar

Lazio ka shënuar fitore ndaj Interit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Felipe Andersonin, në minutën e 40’, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi barazoi rezultatin me Lautaro Martinezin, në minutën e 51’.

Lazio kaloi për herë të dytë në ndeshje në epërsi, në minutën e 75’, me golin e bukur e Luis Albertos.

Derisa Pedro Rodriguez ia vulosi fitoren Lazios, me një gol në minutën e 86’.

Lazio pas fitores kalon në pozitën e parë me 7 pikë të grumbulluara, nga tri ndeshje, derisa Interi në vendin e katërt. /Klankosova.tv/

The post Lazio mposht Interin, kalon në vendin e parë në tabelë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK