Connect with us

Sport

Koulibaly telefonon Terryn, kërkon t’ia marrë numrin e fanellës (VIDEO)

Publikuar

Qendërmbrojtësi më i ri i Chelseas, Kalidou Koulibaly, e ka ndarë një video në mediat sociale ku ia kërkon numrin ish-kapitenit të Chelseas, John Terryt.

Koulibaly do që ta marrë numrin 26 të cilin e kishte bartur Terry, njëri prej legjendave të klubit londinez.

Që kur ai është larguar nga të Kaltrit, asnjë lojtar nuk e ka pasur më këtë numër në fanellë, por tani do të jetë senegalezi që do ta bëjë këtë.

Vlen të përmendet që videoja daton nga 15 korriku, para se ai të zbulohej si lojtar i të Kaltërve.

“Nuk përbën problem, mund ta marrësh, është kënaqësi absolute”, i thotë Terry, dhe i uron sukses te klubi.

“Kënaqësia është imja, do të ta jap 26-shin”.

The post Koulibaly telefonon Terryn, kërkon t’ia marrë numrin e fanellës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK