Connect with us

Sport

Klopp thotë se Liverpoolit duhet t’i jepen tri pikët, nëse shtyhet ndeshja me United

Publikuar

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij duhet të marrë tri pikët në tavolinë, nëse ndeshja kundër Manchester United shtyhet për shkak të protestave të planifikuara nga Djajtë e Kuq.

Tifozët e United pritet të zhvillojnë demonstrata kundër pronësisë së Glazer të Manchester United të hënën, pas një fillimi të dobët të sezonit.

Familja Glazer, e cila përfshin bashkëkryetarët e klubit, vëllezërit Avram dhe Joel Glazer, shihen nga tifozët si pronarë që janë ulur dhe me dëshirë shikojnë rënien e klubit.

“Unë me të vërtetë shpresoj se nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, mendoj se duhet të marrim pikët. Nuk kemi asnjë lidhje me situatën dhe nëse tifozët duan që ndeshja të mos ndodhë, atëherë ne nuk mund ta riorganizojmë lojën përsëri dhe ta vendosim atë diku në një sezon tepër të ngarkuar”, ka thënë Klopp.

Aktualisht, Policia e Manchesterit nuk ka në plan të sigurojë masa shtesë sigurie për ndeshjen, raporton Eurosport, transmeton Klankosova.tv.

Sezonin e kaluar, e njëjta ndeshje u shty pasi tifozët kishin protestuar ndaj familjes Glazer në Old Trafford, të cilët në atë kohë kërkonin t’i bashkoheshin Superligës Evropiane. Liverpool fitoi ndeshjen e riplanifikuar 4-2.

 

The post Klopp thotë se Liverpoolit duhet t’i jepen tri pikët, nëse shtyhet ndeshja me United appeared first on Klan Kosova.

Lajme51 minutes ago

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

Maqedoni2 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Lajme3 hours ago

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Maqedoni5 hours ago

Toshkovski: Prespa po bëhet me vendkalim të ri kufitar drejt Greqisë

Shqipëri5 hours ago

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

SKENA6 hours ago

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Lajme7 hours ago

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Maqedoni8 hours ago

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Lajme9 hours ago

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

Maqedoni10 hours ago

Të rinj nga Kumanova kanë hyrë me forcë në një lokal natën dhe kanë vjedhur të gjitha tavolinat dhe karriget

NA NDIQ NË FACEBOOK