Connect with us

Sport

Futbollisti e dërgoi vëllanë si dhëndër në dasmën e vet, pasi kishte obligime me klubin

Publikuar

Futbollisti i Malmos nuk arriti të ishte pjesë e dasmës së tij në Sierra Leone, andaj e dërgoi vëllanë e vet në rol të dhëndrit në ceremoni.

Sulmuesi kaloi te klubi suedez pas një periudhe në Kinë, ku kishte luajtur për Hebei China Fortune.

Ai kaloi te Malmoja më 22 korrik dhe duhej të bëhej menjëherë pjesë e skuadrës, kështu që u desh të mungonte në dasmën e tij, që ishte caktuar të mbahej më 21 korrik.

Kështu, Turay u desh ta dërgojë vëllanë e tij në dasmë.

Fotografitë e dasmës në foton më poshtë raportohet të jenë shkrepur disa ditë para se të mbahej dasma.

The post Futbollisti e dërgoi vëllanë si dhëndër në dasmën e vet, pasi kishte obligime me klubin appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK