Connect with us

Lajme

Është prishur autobusi, udhëtarët nga Maqedonia kaluan natën në autostradën e Serbisë

Publikuar

më

Autostradë, Gjermani, foto nga Alexander Schimmeck / Unsplash

Udhëtarët nga Maqedonia kaluan natën në autostradë në Serbi për shkak të prishjes së autobusit, raporton Sitel, transmeton Portalb.mk.

Rreth 50 udhëtarë qëndruan në mes të autostradës afër Beogradit për më shumë se 10 orë për shkak të prishjes së autobusit me të cilin po udhëtonin nga Lubjana për në Shkup. Autobusi është në pronësi të agjencisë Hisar Travel dhe funksionon në linjë të rregullt. Defekti ka ndodhur natën pas mesnate, pas çka pasagjerët janë nxjerrë nga autobusi, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë tentuar ta riparojnë vetë autobusin. Inspektorati i Transportit dhe Lidhjeve kontrollon dokumentet e Hisar Travel nëse transportin e udhëtarëve e kryejnë në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt.

Ndryshe, fatkeqësia më e madhe me autobus ndodhi para mbi tre vite e gjysmë me autobusin e“Durmo Turs” i cili doli nga autostrada dhe u rotullua në fshatin Llaskarcë të Shkupit në fshatin, ku humbën jetën gjashtëmbëdhjetë qytetarë. Sot e kësaj dite, rasti ende nuk ka marrë ndonjë epilog.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Gjykimi për rastin “Llaskarca” ka nisur në shtator të vitit 2019, ndërsa deri tani ka pas mbi 100 seanca gjyqësore dhe nuk mund t’i zhbllokohet. Lëndën e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska, gjyqtarja e dytë është Aleksandra Risteska.

Lajme13 minutes ago

Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg

Lajme22 minutes ago

Bekim Qoku: Raporti i Progresit 2026 shënon përparim në funksionimin e Kuvendit

Maqedoni1 hour ago

Nuk iu bind urdhrit të policisë, goditi veturën zyrtare dhe sulmoi policët në Likovë, kallëzohet penalisht 27-vjeçari

Kosovë2 hours ago

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Komisioni Evropian (KE) raportoi protestat per provimin e jurisprudences në gjuhën shqipe, të drejtat gjuhësore dhe perfagesimi i drejtë mbeten problem

Shqipëri2 hours ago

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Bota2 hours ago

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Maqedoni3 hours ago

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

Shqipëri4 hours ago

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

Maqedoni4 hours ago

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

Lajme5 hours ago

Raporti i BE’së për Shqipërinë: Protestat nisën për mjedis, u shndërruan në lëvizje kundër korrupsionit, palët të angazhohen në dialog

Lajme5 hours ago

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive nis koordinimin për festat e nëntorit

NA NDIQ NË FACEBOOK