Lajme
Dokumenti/ “Porti i Durrësit, aferë”, Vasili letër zyrtare qeverisë: Nuk lejojmë të grabitet asnjë cm nga mafia qeveritare

Deputeti Petrit Vasili, ka bërë me dije se i është drejtuar me një letër zyrtare qeverisë, për të marrë informacione në lidhje me aferën e Portit të Durrësit, për të cilën u shpreh se nuk ka transparencë.
me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se mafia qeveritare po përpiqet të rrëmbejë një nga asetet strategjike të vendit.
Postimi i plotë:
Leter zyrtare Qeverise per aferen e Portit te Durresit!
Qeveria ne menyre te fshehte dhe pa asnje trasparence po perpiqet te rrembeje, nje aset strategjik te nje rendesie te jashtezakonshme kombetare si Porti i Durresit.
Si Deputet i Kuvendit te Shqiperise i jam drejtuar Qeverise me kerkese zyrtare per informacion.
Asnje cm i Portit nuk do te lejohet kurre te grabitet nga mafia qeveritare.
Ja pyetjet drejtuar Qeverise ne kerkesen time zyrtare:
A është dhënë statusi i investitorit strategjik?
Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?
Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?
Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?
A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?
Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?
Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?
Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?




















